Rusia ka njoftuar të mërkurën se do të përpiqet t’i gjejë mbetjet e dronit amerikan MQ-9, që u rrëzua të martën në Detin e Zi, raportoi BBC-ja.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se e rrëzuan dronin e dëmtuar pasi u bë i pafluturueshëm kur një avion rus preku helikën e tij, por Moska i ka mohuar këto pretendime.
Në një intervistë për televizionin shtetëror, sekretari i këshillit rus të sigurisë, Nikolai Patrushev ka konfirmuar se Moska po përpiqej të gjente dronin.
"Nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta marrim apo jo, por duhet bërë. Dhe sigurisht që do të punojmë për këtë gjë”, ka thënë Patrushevi.
Zyrtari i lartë i Uashingtonit, John Kirby, ka deklaruar se edhe SHBA-ja dëshironte të lokalizonte avionin, por theksoi se nëse Rusia i mposht ata, aftësia e tyre për të shfrytëzuar inteligjencën e dobishme do të minimizohet. Ai shtoi se ka sfida logjistike, pasi droni u rrëzua në ujë shumë të thellë.
© KOHA.