Botë

Netanyahu përballet me protestues gjersa takon Sunakun

 

Kryeministri i Britanisë së madhe Rishi Sunak është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Por derisa kryeministri izraelit shtrëngonte duart me Sunakun, qindra protestues ishin mbledhur në “Downing Street” si shenjë kundërshtimi për politikat e Netanjahut në sistemin gjyqësor, raporton BBC. Takimi është mbajtur në prag të bisedimeve për sigurinë dhe kërcënimin nga Irani.

Në vizitën e tij një-ditore në Britani, Netanyahu do të takojë gjithashtu edhe Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman. Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur thirrjet "turpi" dhe "tradhtarit". Si pasojë e kësaj një mundësi fotografie e planifikuar për mediat e mbledhura u anulua dhe nuk pasi asnjë deklaratë të përbashkët. Vizita vjen në një kohë trazirash politike në Izrael, ku vendi për muaj të tërë është përfshirë në disa prej demonstratave më të mëdha në historinë e tij.