Botë

Beteja për Bakhmutin po stabilizohet, thotë komandanti ukrainas

 

Beteja për Bakhmutin, qytetin ukrainas që Rusia është përpjekur ta pushtojë prej muajsh, po “stabilizohet”, ka thënë komandanti i përgjithshëm i Ukrainës të shtunën.

Valery Zaluzhny ka thënë se përpjekjet e jashtëzakonshme të trupave ukrainase po frenojnë Rusinë. Në fillim të këtij muaji, zyrtarët perëndimorë vlerësuan se midis 20 deri në 30 mijë ushtarë rusë ishin vrarë ose plagosur në Bakhmut që nga vera e kaluar.