SHBA-ja reagon për lëvizjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se s'kanë parë shenja që Rusia ka vendosur t'i lëvizë armët bërthamore në territorin bjellorus. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, deklaroi se s'kanë parë tregues të tillë.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Vladimir Putin e ka përmbushur këtë premtim, ose ka lëvizur ndonjë armë bërthamore”, deklaroi ai, transmetoi të dielën TheGuardian.