2 perditesime
19:35

Shkon në 7 numri i të vdekurve nga sulmi i armatosur në një shkollë në SHBA

Së paku tre fëmijë e tre të rritur kanë vdekur pas sulmit të armatosur në një shkollë të krishtere në Nashville të SHBA-së, ka njoftuar Policia e Nashvillet të hënën, raporton CNN.

Fëmijët e vdekur janë të moshave 9-vjeçare. 

“Ne e dimë se janë tre nxënës që janë qëlluar për vdekje si dhe tre të rritur brenda shkollës. Po punojmë për të identifikuar viktimat. Duke përfshirë sulmuesen, shifra totale e të vdekurve është shtatë”, ka thënë Don Aaron nga Departamenti i Policisë së Nashvillet.

Është raportuar se një grua 28-vjeçare kishte nisur sulmin e armatosur, ndërsa ajo u qëllua për vdekje nga zyrtarët policorë.

Ajo kishte dy automatikë dhe një pistoletë, siç është njoftuar nga Policia.

19:25

Së paku tre fëmijë të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Nashville

Së paku tre fëmijë kanë vdekur nga plagët që kanë marrë pas një sulmi të armatosur në një shkollë të krishtere në Nashville të SHBA-së, është njoftuar nga Spitali i fëmijëve “Monroe Carell Jr.”, raporton CNN.

Tre fëmijët janë shpallur të vdekur me të arritur në spital. Ndërsa nga Policia e Nashvillet është bërë e ditur se sulmuesi është vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policët.

Shkolla ku u krye sulmi ka rreth 200 nxënës, ndërsa ka klas nga nivei parashkollor e deri te klasa e gjashtë. 

18:44

Sulm i armatosur në një shkollë në Nashville të SHBA-së, vritet sulmuesi

Disa person janë duke u trajtuar për plagë që kanë marrë nga arma e zjarrit pas sulmit të armatosur në një shkollë private Krishtere në Nashville të SHBA-së, raporton “Sky”.

Sulmuesi më pas është qëlluar për vdekje pas shkëmbimit të zjarrit me policët.

Departamenti i Zjarrfikësve të Nashvillet në Twitter ka thënë se ka “disa pacientë”, por nuk ka treguar për gjendjen e tyre.

Nuk dihet nëse në mesin e të plagosurve janë mësues apo nxënës.

Shkolla e krishtere ka rreth 200 nxënës nga parashkollor deri në klasën e gjashtë.