Autoritetet ukrainase thanë se në natën e 27 marsit janë sulmuar nga forcat ruse me dronë luftarakë “Shahed”. Sulmi u tha se ishte kryer në zonat e veriut dhe në juglindje, në qytetet Morozovsk dhe Kherson.
Kjo nuk është hera e parë kur Rusia ka sulmuar Ukrainën me dronë iranianë.
Ndërsa, si rezultat i kundërofensivës, Ukraina i ka shkatërruar 13 objektiva ajrore nëpërmjet sistemeve mbrojtëse.
Gjatë verës së 2022-s, ishin shtuar raportimet se Rusia po furnizohej nga Irani me dronë “Shahed”. Të dyja palët e kishin mohuar këtë, ndonëse inteligjenca britanike kishte thënë se “ka fakte reale” që trupat ruse kanë përdorë këtë armë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.