Botë

Zjarr në një qendër të migrantëve në Meksikë, raportohet për të paktën 39 të vdekur

Zjarr qender migranteve ne Meksike
Foto: AP
 

Migrantët, duke u frikësuar nga deportimi, kanë djegur dyshekë në një qendër të paraburgimit të migrantëve në veri të Meksikës. Zjarri doli nga kontrolli dhe si pasojë vdiqën 39 persona, ka njoftuar presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, raporton agjencia AP.

Disa orë pas zjarrit, trupat e pajetë të migrantëve janë vendosur jashtë qendrës në Ciudad Juarez, që është në pranë kufirit me El Pason, Teksas në SHBA. Është një prej pikave më të mëdha të kalimit ilegal të kufirit nga migrantët.