Përshkallëzon protesta në Paris, arrestohen dhjetëra persona
Foto: AP
Protestat kundër reformës për pension të presidentit francez, Emmanuel Macron, po vazhdojnë në Francë.
Të martën kanë protestuar në Paris rreth 450 mijë njerëz. 22 persona janë arrestuar ka thënë policia, raportoi BBC.
Ndërkohë, protestat kanë përshkallëzuar me protestuesit që kanë ndaluar trafikun në Rennes ku është parë zjarr e tym i shkaktuar nga një bllokadë në rrugë.
Përveç protestave, janë ndaluar tashmë edhe disa shërbime, si ato në pompat e benzinës.
Macroni ka kërkuar që mosha e pensionimit të bëhet nga 62 në 64 me arsyetimin se sistemi i pensioneve në Francë duhet të mbahet stabil.