Botë

Komisioni i Senatit: “Credit Suisse” shkeli marrëveshjen me SHBA-në për evazionin fiskal

 

Banka “Credit Suisse” ka shkelur një marrëveshje të vitit 2014 me autoritetet amerikane, duke vazhduar të ndihmojë amerikanët më të pasur që të shmangin taksat dhe duke fshehur më shumë se 700 milionë dollarë nga qeveria, njoftoi të mërkurën Komisioni i Senatit amerikan për Financat.

Pas përfundimit të një hetimi dy-vjeçar ndaj bankës “Credit Suisse”, e cila ra dakord këtë muaj të blihej për shkak të problemeve financiare nga banka rivale UBS, komisioni thotë se kishte zbuluar “shkelje të mëdha” të marrëveshjes së vitit 2014 midis bankës zvicerane dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë, duke mundësuar evazionin fiskal.