Botë

Lukashenko: Kemi nevojë për garanci të plota sigurie nga Rusia

 

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka diskutuar të hënën me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoygu, për garancitë e sigurisë për vendin e tij nga Rusia në rastin e një akti agresioni kundër Minskut, raportoi “Anadolu Agency”.

“Duke u larguar pas bisedimeve të fundit me (Presidentin rus) Vladimir Vladimirovich (Putin), ne ramë dakord që ju (Shoygu) dhe ekspertët të vini në Bjellorusi dhe ne të ulemi me ju dhe të diskutojmë çështjet e sigurisë së Bjellorusisë. E kam ngritur tashmë këtë çështje në Këshillin e Lartë të Shtetit. Por para kësaj, ne diskutuam këtë çështje me Vladimir Vladimirovich”, tha Lukashenko gjatë takimit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.