Botë

Arrihet marrëveshja për armë bërthamore mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Koreja e Jugut kanë arritur marrëveshje historike me të cilën synojnë të kundërshtojnë kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut.

Uashingtoni ka rënë dakord që të dislokojë në mënyrë periodike nëndetëset me armë bërthamore të SHBA-së në Korenë e Jugut dhe të përfshijë Seulin në operacionet e tij planifikuese bërthamore.