Me thirrjet për ringjalljen e madhështisë amerikane, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka nisur fushatën për të forcuar pozitën e tij përballë Donald Trumpit, rivalit të tij partiak në garën presidenciale.
Në fjalimin e tij të parë për nominimin për zgjedhjet e vitit 2024, rënien amerikane e ka cilësuar si të shmangshme dhe ka ofruar veten si alternativë para Trumpit dhe Bidenit.
DeSantis ka thënë se Amerika është duke shkuar në drejtimin e gabuar.
Ai ka sulmuar presidentin demokrat, Joe Biden.
Ai ka thënë se madhështia i kthehet Amerikës duke e kthyer Bidenin në shtëpinë e tij në Delaware.
Paraqitja e DeSantis para përkrahësve është bërë gjashtë ditë, pasi konfirmoi kandidaturën për nominimin presidencial në partinë republikane.
Shumë analistë kanë vënë në dyshim gatishmërinë e tij për skenën e madhe të politikës amerikane. Ndërkaq, në sondazhet e fundit qëndron prapa Trumpit.