Botë

Suedia me vetëm 5 për qind duhanpirës në ditë

Foto: AP
 

Suedia me mesataren më të ulët të konsumimit të duhanit në Bashkimin Evropian është shumë afër që ta shpallë veten si shteti i parë pa duhan.

Në ditën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shënon Ditën Botërore pa Duhan, shteti skandinav është shumë afër që të deklarojë se ka më pak se 5 për qind duhanpirës në ditë në popullsinë e saj.