Botë

12 milionë amerikanë justifikojnë dhunën për ta rikthyer Trumpin në pushtet

 

Dy vjet e gjysmë pas sulmit të 6 janarit në Capitol, rreth 12 milionë të rritur amerikanë, ose 4.4% e popullsisë së rritur, besojnë se dhuna është e justifikuar për ta rikthyer ish-presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shkruan The Guardian.

Hulumtimi i Universitetit të Chicagos gjen mbështetje për dhunën për të arritur qëllimet politike dhe mosbesimin e përgjithshëm ndaj demokracisë.