Botë

SHBA-ja dhe Britania të palëkundura në ndihmën për Ukrainën

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak, kanë deklaruar se shtetet e tyre do të përkrahin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Qëndrimin e tyre dy liderët e kanë shprehur në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së parë të Sunakut si kryeministër i Britanisë, shkruan AP.

Pushtimi rus i Ukrainës ka qenë agjenda e takimit të dy liderëve. SHBA-ja dhe Britania janë dy shtetet që kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën në përpjekjen e saj për të mposhtur forcat ruse.