Netanyahu thotë se Irani është duke prodhuar bomba bërthamore
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do të bëjë çfarëdo që të jetë e nevojshme për ta mbrojtur veten në kohën e kërcënimeve nga Irani, shkruan AP.
Në një intervistë me transmetuesin britanik Sky News, Netanyahu ka thënë se Irani është shprehur hapur për përsëritjen e Holokaustit dhe ka paralajmëruar shtetet e tjera për ambiciet bërthamore të Teheranit. Ai ka thënë se regjimi i radikalizuar do të prodhojë armë bërthamore dhe cak i Iranit do të jenë të gjitha shtetet, përfshirë Britaninë.
Netanyahu ka thënë se diplomacia mund të jetë efektive vetëm nëse përkrahet fuqia ushtarake. Kryeministri i shtetit izraelit gjithashtu ka shprehur dëshirën e tij për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite.
Ai ka thënë se marrëveshja e paqes do të ishte mundësia e vetme për të shuar konfliktin mes arabëve dhe izraelitëve.