Zyrtarët e turizmit në Hawaii u kanë bërë thirrje turistëve që të kenë kujdes ndaj kulturës së shtetit nëse do të vijnë për të parë shpërthimin e vullkanit Kilauea, një prej vullkaneve aktive në botë.
Kilauea, vullkani i dytë më i madh në Havaii, ka shpërthyer të mërkurën pas tre muajsh pauzë. Lajmi për shpërthimin e vullkanit ka ngritur numrin e turistëve në parkun kombëtar të Hawaiit, shkruan AP.
Observatori i Vullkaneve ka ulur nivelin e alarmit të premten, duke lejuar turistët që t’u afrohen më shumë pikave shpërthyese. Për shumë vendas të Hawaiit, shpërthimi i vullkanit ka rëndësi të madhe kulturore.
Disa prej tyre luten në momentin e shpërthimit të vullkanit. Ndër një nga atraksionet kryesore janë vullkanet e famshëm të Havaiit, kryesisht të ekspozuar në të famshmin "Parku Kombëtar i Vullkaneve të Havaiit", i cili i siguron vizitorit histori, aventura dhe natyrisht turne udhëzues në vullkanet e arritshme.
Parku i Vullkaneve në Havai ekspozon rezultatet e 70 milion viteve të vullkanizmit, migrimit dhe natyrisht evolucionit, procese që dikur dominonin oqeanet për t'u bërë tokë, male dhe vepra kolosale të artit natyror.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.