Botë

Ukraina nis kundërofensivën e shumëpritur

FOTO: AP
 

Qeveria ukrainase qëllimisht nuk ka folur për planet, por forcat tani kanë nisur sulmet ndaj pozicioneve ruse në disa pika të frontit të luftës. Kjo është bërë për të kërkuar shenja të dobësive të forcave ruse.

Ushtria ukrainase ka nisur sulmet në drejtim të forcave pushtuese të Rusisë në rajonin kyç të Zaporizhzhias, kanë njoftuar të premten zyrtarët rusë. Ushtria ukrainase, sipas zyrtarëve rusë, ka nisur sulmet e përkrahur nga tanket, artileria dhe dronët. Për natën e dytë me radhë ushtria ukrainase ka tentuar të avancojë në drejtim të qytetit jugor të Orikhivit.

Ndërkaq, zyrtarët ukrainas të Mbrojtjes kanë thënë se armiku vazhdimisht është mbrojtur. Shumë ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur ukrainase do të jetë Zaporizhzhia.