Botë

Senegal, prostitucioni si zgjidhje për ta siguruar jetesën

Foto: AP
 

Qeveria vendore pranon se ka pasur rritje të prostitucionit të paligjshëm vitet e fundit në Saint-Louis. Zyrtarët ia atribuojnë rritjen jo direkt marrëveshjes së energjisë, por problemeve ekonomike në përgjithësi. Katër gra që kanë përfituar para nga kjo veprimtari që nga vendosja e platformës së gazit në qytet i ndanë historitë e tyre me AP-në në kushte anonimiteti. Ato kanë thënë se këtë e kanë bërë fshehtas familjeve të tyre dhe se nuk janë të vetmet

Kur gazi natyror arriti në brigjet e Saint-Louis-it, banorët e këtij qyteti bregdetar senegalez gjetën arsye për të shpresuar. Peshkimi ka qenë prej kohësh burimi jetësor i komunitetit, por industria po luftonte me ndryshimet klimatike dhe COVID-19. Zyrtarët premtuan se shpimi për gaz do të sillte mijëra vende pune dhe diversifikim të ekonomisë.

Në vend të kësaj, banorët thonë, se gazi ka sjellë vetëm valë problemesh, papunësi dhe më shumë varfëri. Madje disa gra janë detyruar t'i drejtohen prostitucionit për të mbështetur familjet e tyre, i thanë ata Associated Press në intervista.