Botë

Presidenti bjellorus thotë se Prigozhini gjendet në Rusi

 

Kreu i mercenarëve të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, gjendet në Rusi dhe trupat e tij kanë mbetur në kampet ku kishin qëndruar para kryengritjes së dështuar, ka thënë presidenti i Bjellorusisë të enjten.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ndërmjetësoi një marrëveshje për Prigozhinin pas rebelimit të tij në shkëmbim të garancive për sigurinë e tij dhe ushtarëve të tij dhe lejes që të shkonte në Bjellorusi.