Botë

Koreja e Jugut do të zgjerojë mbështetjen për Ukrainën

 

Presidenti Yoon tha se Koreja e Jugut këtë vit do të rrisë numrin e dërgesës së pajisjeve ushtarake jovdekjeprurëse në Ukrainë, si parzmore dhe helmeta. Ai tha se Koreja e Jugut do të ofrojë gjithashtu ndihmë humanitare me vlerë 150 milionë dollarë këtë vit, nga 100 milionë dollarët e dhënë vitin e kaluar

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol vizitoi Ukrainën, të shtunën, me qëllimin e ofrimit të mbështetjes për vendin e pushtuar, derisa demonstroi edhe bashkëpunimin e kombit të tij me NATO-n.

Zyra e presidentit Yoon raportoi se ai udhëtoi në Ukrainë me gruan e tij, Kim Keon Hee. Kjo është vizita e tij e parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.