Botë

Shkon në 40 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Korenë e Jugut

 

Reshjet e dendura e kanë goditur Korenë e Jugut për të nëntën ditë me radhë, teksa punonjësit e shpëtimit kërkonin për të mbijetuar në shtëpitë e automjetet e shkatërruara, raporton agjencia AP.

Të paktën 40 njerëz kanë vdekur, 34 janë lënduar e më shumë se 10 mijë njerëzve u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i muajit korrik. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në rajonet qendrore dhe jugore të Koresë së Jugut.