Botë

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Foto: David Choi
 

Ushtria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se do të zhvillojë stërvitje të kombinuara me ushtrinë amerikane duke filluar nga java e ardhshme për të forcuar mbrojtjen e tyre.

Shefi i Përbashkët i Shtabit të Koresë së Jugut, zyrtari për marrëdhëniet me publikun, Lee Sung Joon ka thënë se stërvitjet do të zhvillohen nga data 21 deri më 31 gusht.