Botë

Bjellorusia do të përdorë armët bërthamorë në rast “agresioni”, përgjigjet Lukashenko

 

Bjellorusia do të ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore të dhëna nga aleati i saj Rusia në rast të një “agresioni”, ka thënë presidenti Aleksandër Lukashenko, ndërsa tensionet ngriten rreth kufijve të shtetit me vendet e NATO-s.

Minsku ka luajtur rol thelbësor në luftën e Rusisë në Ukrainë, me Moskën që e ka përdorur Bjellorusinë si një nga pikat e saj të nisjes së pushtimit në fillim të vitit 2022, ndërsa stërvitjet ushtarake të përbashkëta Rusi-Bjellorusi kanë ngritur shqetësime se trupat bjelloruse mund t’u bashkohen forcave ruse në konflikt, raportoi CNN.