Botë

SHBA-ja u bën thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga Bjellorusia

Foto: EPA
 

SHBA-ja po u bën thirrje amerikanëve në Bjellorusi që ta lëshojnë vendin “menjëherë”, duke përmendur rreziqet e përhapjes nga lufta në Ukrainë, përfshirë grumbullimin e trupave ruse në Bjellorusi.

Ambasada amerikanë në Minsk ka thënë se amerikanët duhet të shmangin udhëtimin në Bjellorusi për shkak të “ndihmës së vazhdueshme të vendit për sulmin e paprovokuar në Ukrainë, grumbullit të forcave ushtarake ruse në Bjellorusi” dhe rrezikut të ndalimit e trazirave civile.