Botë

Gjermania s’ia lëshon lejen për armë ushtarit që ndihet në rrezik nga xhihadistët

Foto: AP
 

Një gjykatë gjermane ka vendosur se një ushtar i forcave speciale i cili besohet se është në rrezik nga sulmet e ekstremistëve xhihadistë sepse shërbeu në Afganistan, nuk ka të drejtë për leje që të mbajë armë private.

Ushtari aplikoi për leje për armëmbajtje në vitin 2016. Kërkesa e tij u refuzua nga policia. Ai apeloi në gjykatë por ajo sërish ia hodhi poshtë apelin.