Botë

Shenjat e “rraskapitjes së Ukrainës” po vërehen në politikën polake

Ftohja e shpejtë e marrëdhënieve midis vendeve fqinje nisi me mosmarrëveshje për importet e drithërave që mbetet ende çështje e pazgjidhur.
 

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë, Varshava e ka mbështetur fort Kievin.

Është renditur e para në dërgimin e pakove ndihmëse dhe pajisjeve ushtarake, duke argumentuar me pasion se kjo mbështetje luan rol kyç për ta mbrojtur edhe vetë Poloninë nga agresioni rus. Ndryshimi i tonit nga qeveria polake ndaj Ukrainës është për t’u habitur, raporton BBC. Papritmas, duket sikur krejt thikat politike janë drejtuar nga Kievi.