Botë

Netanyahu në OKB e kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por tërhiqet shpejt

 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten në Kombet e Bashkuara e paralajmëroi Iranin se përballet me “kërcënim bërthamor”, por zyra e tij reagoi shpejt duke e cilësuar këtë si rrëshqitje goje.

Netanyahu, i cili e ka përdorur vazhdimisht skenën në OKB për të bërë paralajmërime të errëta për Teheranin, pushoi shkurtimisht gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme kur u duk sikur po kërcënonte me sulm bërthamor nëse Teherani e krijon bombën e vet bërthamore.