Botë

Ukraina kryen sulm të madh kibernetik në Krime

 

Autoritetet pushtuese ruse në Krime kanë raportuar “sulm kibernetik të paprecedentë” ndaj ofruesve të shërbimeve të internetit në gadishull pas sulmit të Ukrainës ndaj komandës ruse të Flotës së Detit të Zi.

“Sulm i paprecedentë kibernetik ndaj ofruesve të shërbimeve të internetit në Krime. Ne po vërejmë ndërprerje të internetit në gadishull. Të gjitha shërbimet po punojnë për të neutralizuar kërcënimin”, ka thënë Oleg Krichkov, këshilltar i guvernatorit të Krimesë të emëruar nga Rusia.