Botë

Shefi sicilian i mafias Messina Denaro, bie në “komë të pakthyeshme”

 

Shefi famëkeq i mafies siciliane, Matteo Messina Denaro, i kapur në janar pas tre dekadash në arrati, është në gjendje kome në spital dhe nuk po ushqehet më, thanë mediat të shtunën.

61-vjeçari vuante prej disa vitesh nga kanceri i zorrës së trashë. Ishte vendimi i tij për të kërkuar trajtim që çoi në arrestimin e tij pas një vizite në një klinikë në kryeqytetin sicilian Palermo.