Botë

SHBA-ja bën gati për Ukrainën raketat me rreze të gjatë

Raketat ATACMS që pritet t’i marrë Ukraina, kanë rreze të gjatë veprimi deri në 300 kilometra.
 

Wall Street Journal me dy burime brenda administratës amerikane ka raportuar se Bideni ia ka konfirmuar homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy se Kievi do të marrë një numër të vogël të raketave ATACMS. Dy liderët janë takuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, po planifikon ta armatosë Ukrainën me raketat e avancuara për ta ndihmuar Kievin në kundërofensivën e saj.

Disa zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti kanë thënë për mediat amerikane, se Ukraina do të marrë disa raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi deri në 300 kilometra.