Botë

Rreziku shumëvjeçar nga bombat e pashpërthyera në Ukrainë

Për shkak se bombat thërrmuese kanë formën e topave, fëmijët shpesh i marrin dhe luajnë me ato pa e ditur se çfarë janë. Këto bomba janë përdorur edhe në luftën e Ukrainës kundër Rusisë (Foto: AP)
 

Bombat thërrmuese mbeten rrezik për njerëzit edhe shumë vjet pas lëshimit. Sivjet, Ukraina ka tejkaluar Sirinë për nga numri i të vdekurve nga këto bomba. Rusia i ka përdorur me të madhe bombat thërrmuese, të cilat hapen në ajër dhe lirojnë bomba të tjera më të vogla – gjatë pushtimit të Ukrainës.

Më shumë se 300 persona kanë vdekur dhe 600 të tjerë janë plagosur nga bombat thërrmuese në Ukrainë gjatë vitit 2022. Ukraina ka tejkaluar Sirinë për numrin e të vdekurve nga municioni thërrmues për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit.

Rusia i ka përdorur me të madhe bombat thërrmuese, të cilat hapen në ajër dhe lirojnë bomba të tjera më të vogla – gjatë pushtimit të Ukrainës.