(BBC) – Me qindra armenë janë larguar nga rajoni i Nagorno-Karabakhut në drejtim të Armenisë, disa ditë pasi që enklava ra në duart e Azerbajxhanit.
Ata patën hyrë pak kohë pasi zyrtarët lokalë i shpallën planet për t’i zhvendosur ata që mbeten pa strehë mbi koka, shkaku i luftimeve.
Azerbajxhani e pushtoi zonën e banuar me rreth 120 mijë armenë në fillim të kësaj jave teksa ka deklaruar se synon që t’i riintegrojë ata si “qytetarë të barabartë”. Por Armenia ka paralajmëruar se ata mund të përballen me spastrim etnik.
Në grupet e para që u larguan të dielën u numëruan rreth 400 persona. Autoritetet armene bënë të ditur se veprimi do ta ndihmojë këdo që vepron në këtë mënyrë, porse vazhdimisht ka përsëritur se një eksod masiv do të ishte faj i autoriteteve të Azerbajxhanit.
Në një fjalim televiziv të dielën, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashanyan, ka deklaruar se shumë brenda enklavës do ta “shohin dëbimin nga atdheu si të vetmen rrugëdalje” po qe se Azerbajxhani nuk siguron “kushte reale jetese” dhe “mekanizma efektivë të mbrojtjes kundër spastrimit etnik”.
Ai ka përsëritur se Qeveria e tij është e përgatitur për “të mirëpritur me dashuri vëllezërit dhe motrat tona”.
Por David Babayan, këshilltar i udhëheqësit etnik armen të Nagorno-Karabakut, Samvel Shahramanyan, ka thënë për Reutersin se priste që pothuajse të gjithë të largoheshin.
“Njerëzit e tij nuk duan të jetojnë si pjesë e Azerbajxhanit - 99.9 për qind e tyre preferojnë të largohen nga tokat tona historike”, ka thënë ai. “Fati i njerëzve tanë të varfër do të hyjë në histori si një turp për popullin armen dhe për të gjithë botën e qytetëruar”, ka shtuar ai për Reutersin. “Ata që janë përgjegjës për fatin tonë, një ditë do të duhet të përgjigjen para Zotit për mëkatet e tyre”.
Nagorno-Karabakh – një rajon malor në Kaukazin e Jugut – njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, porse është kontrolluar nga armenët për më se tre dekada. Enklava është mbështetur nga Armenia por edhe nga aleati i saj, Rusia, e cila ka pasur me qindra ushtarë të vendosur në këtë pjesë për vite me radhë.
Pesë paqeruajtës rusë janë vrarë, së bashku me të paktën 200 armenë dhe dhjetëra ushtarë azerbajxhanas, kur ushtria e Azerbajxhanit hyri në këtë rajon në fillim të kësaj jave.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit bëri të ditur të dielën se kishte konfiskuar më shumë pajisje ushtarake, duke përfshirë një numër të madh raketash, predha artilerie, mina dhe municione.
Pavarësisht nga sigurimet publike të Azerbajxhanit, ekziston frika e vazhdueshme për banorët e Nagorno-Karabakut, me vetëm një dërgesë ndihme prej 70 tonësh ushqimi që është lejuar që kur separatistët pranuan një armëpushim dhe ranë dakord të çarmatoseshin.
Udhëheqësit armenë etnikë kanë thënë se mijëra njerëz janë pa ushqim apo strehë dhe flenë në bodrume, ndërtesa shkollash ose jashtë.
Në fjalimin e tij televiziv, kryeministri armen la të kuptohet gjithashtu se Rusia nuk kishte dalë në mbrojtje të saj në konflikt.
Komentet e tij i bënë jehonë kritikave se Moska ia kishte dorëzuar Nagorno-Karabakun, Azerbajxhanit - një akuzë që ministri i jashtëm rus e ka përshkruar si “qesharake”.
“Yerevani dhe Baku në fakt e zgjidhën situatën”, ka thënë Sergei Lavrov në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. “Ka ardhur koha për ndërtimin e besimit të ndërsjellë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.