Botë

SHBA-ja i reagon Vulinit pasi pretendoi se ajo e shantazhoi për dorëheqjen

Foto: AP
 

Ambasada amerikane në Serbi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e autoriteteve në Serbi, teksa e ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

“Pozicioni ynë për Vulinin është i ditur. Ai është nën sanksione amerikane”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës.