Botë

Parashikohen tornado në rajonin e Detit të Zi

 

Rajoni i Detit të Zi pritet të përballet me tornado një ditë pas stuhisë së fuqishme që la më shumë se 2 milionë njerëz pa energji elektrike në Krime, Ukrainë dhe Rusi. Instituti për Studime të Luftës ka njoftuar të martën se stuhia e fuqishme e borës ka penguar operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Nga stuhia kanë vdekur të paktën 14 persona në Rusi dhe Ukrainë.

Më shumë se 100 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Krime, kanë njoftuar autoritetet ruse që menaxhojnë territorin e aneksuar nga Ukraina. Instituti ka njoftuar se kërcënimi nga minat në Detin e Zi është ngritur ndjeshëm për shkak se bora ka mbuluar fushat e minuara.