Botë

Erdogan: Izraeli të mbahet përgjegjës për krimet e luftës në Gaza

 

Izraeli duhet të mbahet përgjegjës në gjykatat ndërkombëtare për krimet e luftës që ka kryer në Gaza, i ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sekretarit të OKB-së, Antonio Guterres.

Ata diskutuan “pritjet e komunitetit ndërkombëtar mbi sulmet e paligjshme të Izraelit”, qasjen e ndihmave humanitare dhe përpjekjet për një paqe të gjatë, thuhet në komunikatën e presidencës turke.