Botë

Macron: Qëllimi i Izraelit për ta shkatërruar plotësisht Hamasin do të thotë 10 vjet luftë

 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar Izraelin se qëllimi i tij – “shkatërrimi total i Hamasit”, lëvizjes islamike palestineze në Gaza - duhet të “specifikohet” pasi ekziston rreziku që mund të nënkuptojë 10 vjet luftë.

“Shkatërrimi total i Hamasit, çfarë është? A mendon dikush që kjo është e mundur? Nëse po, lufta do të zgjasë 10 vjet. Unë nuk mendoj se dikush seriozisht e di se si ta përcaktojë atë qëllim. Prandaj, ai synim duhet të specifikohet”, u tha Macron gazetarëve në Dubai gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Klimës (COP28).