Botë

Mbyllet për turistët kulla e vjetër e Bolognas

 

Kulla e njohur Garisenda në Bologna të Italisë është mbyllur për shkak të frikës se mund të shembet. Kulla e lartë 47 metra, përkrah asaj Asinelli, është në mesin e atraksioneve turistike dhe ikonë e qytetit të Bolognas.

Pas miratimit nga këshilli i qytetit, do të nisë puna për restaurimin e kullës që do të kushtojë 4.3 milionë euro. Komuna është duke bërë përpjekje që puna të nisë menjëherë me qëllim që të shpëtojë një prej kullave ikonë të Bolognas.