Botë

“Rrezik i madh” për sulme gjatë festave të fundvitit, paralajmëron BE-ja

 

Ekziston “një rrezik i madh për sulme terroriste në Bashkimin Evropian” përgjatë festave të fundvitit, ka thënë një zyrtar i BE-së.

Komisionerja për çështje të brendshme, Ylva Johansson, ka thënë se polarizimi në shoqëri i shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas ka rritur rrezikun për dhunë, raportoi BBC.