Botë

Putini do të rikandidojë për president të Rusisë

 

Vladimir Putin të premten ka njoftuar se do të rikandidojë për postin e presidentit të Rusisë edhe për një mandat tjetër prej gjashtë vjetësh.

Putini ende ka mbështetje të gjerë pas gati një çerek shekulli në pushtet, pavarësisht se filloi nluftën në Ukrainë, ku humbën jetën mijëra bashkëvendës të tij dhe ka provokuar sulme të përsëritura brenda Rusisë – duke përfshirë një në qendër të Kremlinit.