Botë

Mister në Japoni, mijëra peshq të ngordhur dalin në breg

 

Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në brigjet e detit në veri të Japonisë. Më shumë se një kilometër e plazhit është mbushur me peshq të ngordhur. Tonelata me peshq kryesisht të llojit të sardeleve dhe skumbri është mbushur plazhi i qytetit Kadokade në prefekturën e Hokkaidos.

Shkaku i ngordhjes së tyre është ende i paqartë. Megjithatë, ky rast përkon me sezonin e migrimit të sardeleve drejt jugut, kanë thënë ekspertët.