Botë

SHBA-ja ia vë veton rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë vënë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për “armëpushim të menjëhershëm humanitar” në luftën midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza.

13 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan në favor të një projekt-rezolute të shkurtër, të paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Britania abstenoi. Votimi erdhi pasi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri lëvizje të rrallë të mërkurën për të paralajmëruar zyrtarisht këshillin prej 15 anëtarësh për një kërcënim global nga lufta e gjatë dymujore mes Izraelit dhe Hamasit.