Botë

Scholzit vazhdon t’i bie popullariteti në Gjermani, i treti në sondazhe

 

Partia Socialdemokrate në Gjermani dhe politikani i saj më i rëndësishëm, Olaf Scholz, vazhdojnë të humbasin popullaritetin. Kështu tregon sondazhi i fundit nga “Deutschaldtrend” që rendit socialdemokratët në vendin e tretë, pas Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe pas partisë së parë, ajo demokristiane CDU dhe CSU.

Socialdemokratët gjermanë nuk do të festojnë kur do të mblidhen në kongresin e partisë së tyre në Berlin nga 8 deri më 10 dhjetor. Në këtë kongres do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.