Botë

Zgjedhjet presidenciale ruse, Ukraina: Do t’i shpallim të pavlefshme në zonat e okupuara

 

Autoritetet ukrainase kanë dënuar ashpër planet ruse për të mbajtur zgjedhjet presidenciale edhe në territorin e pushtuar teksa kanë deklaruar se zgjedhjet do t’i shpallin të pavlefshme dhe do të ndjekin penalisht çdo vëzhgues të dërguar për t'i monitoruar ato.

Dhoma e sipërme e Rusisë caktoi zgjedhjet presidenciale të vendit këtë javë për marsin e ardhshëm dhe kryetarja Valentina Matviyenko tha se banorët në katër rajone të okupuara të Ukrainës do të mund të votojnë për herë të parë.