Botë

Kina po përballet me probleme ekonomike në rritje

 

Çmimet e konsumit në Kinë ranë me 0.5 për qind me bazë vjetore në nëntor. Kjo përfaqëson rënien më të madhe në tre vjetët e fundit, në një kohë kur ekonomia e vendit po lufton me deflacionin gjithnjë në rritje.

Sipas Financial Times, çmimet e konsumit ranë me më shumë se 0.2 për qind e parashikuar nga analistët dhe tejkaluan rënien e tetorit.