Botë

Erdogan: Izraeli dhe Perëndimi po kryejnë masakra në Gaza

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur thirrjen për të reformuar Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku të premten Amerika vuri veton ndaj rezolutës që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

“Për shkak të vetos nga SHBA-ja, nuk u mor asnjë vendim. Është thelbësore që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të reformohet”, ka thënë Erdogan.