Botë

Udhëheqësi i Kongos e krahason presidentin e Ruandës me Adolf Hitlerin

Takimi i presidentit kongolez me homologun nga Ruanda në vitin 2021
 

Udhëheqësi i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, i ka çuar në një nivel tjetër sulmet e tij retorike ndaj homologut të Ruandës, Paul Kagame, duke e krahasuar atë me Adolf Hitlerin, shkruan BBC.

Tshisekedi ka thënë se Paul Kagame po sillej si Hitleri dhe shtoi: “Unë premtoj se ai do të përfundojë si Hitleri”.