Botë

Palestinezët në uri të thellë, jugu rrethohet me tanke

Agjencitë e OKB-së kanë njoftuar se shumë pak ndihma me ushqim janë duke arritur në Gaza
 

Është llogaritur se nëntë nga dhjetë palestinezët në Gaza nuk mund të ushqehen çdo ditë për shkak të bombardimeve nga ushtria izraelite. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se ndihmat me ushqim nuk kanë arritur për shkak të bombardimeve të përditshme

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se gjysma e popullsisë në Gaza është në uri dhe nëntë nga dhjetë palestinezë nuk mund të ushqehen çdo ditë.

Kriza për ushqim është shkaktuar nga bombardimet e përditshme nga ushtria izraelite. Teksa po vazhdojnë luftimet nëpër territorin palestinez, agjencitë e OKB-së kanë njoftuar se shumë pak ndihma me ushqim janë duke arritur në Gaza.