Botë

Më 30 maj do të festohet Dita Ndërkombëtare e Patates

 

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) të shtunën përshëndeti vendimin e OKB-së për rezolutën që shpall 30 majin si Ditën Ndërkombëtare të Patates.

Sipas FAO-s, kjo do të ndërgjegjësojë opinionin publik për rolin kyç të patateve në luftën kundër kequshqyerjes.