Botë

Izraeli: Të gatshëm të veprojmë kundër rebelëve Houthi nëse komuniteti ndërkombëtar dështon

 

Izraeli është i përgatitur të veprojë kundër përpjekjeve të rebelëve Houthi në Jemen për të penguar transportin në Detin e Kuq nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta bëjë këtë, tha të shtunën këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare Tzachi Hanegbi.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte folur me presidentin e SHBA-së Joe Biden si dhe me liderët evropianë rreth Houthive që synonin anijet tregtare, tha Hanegbi.